Si t’marr pak nga shpirti yt
e të vë brenda çdo njeriu
se ndonjëherë thjesht s’mund të duroj
dhe s’më dilet nga librat..
si ta lë gjithë atë bukuri që e gjej në ty
e të hy në mes të kësaj bote!
si të marr pak nga buzëqeshja jote
veç për një çast ta kem para syve të mi
pak nga drita e fytyrës sate
që mbjell aq shumë mall e dashuri.
Dritë e syve të mi.
Ardhsha tek ti!
Shqipe Palloshi
Categories