Categories
Opinione

Esëll, mos bëni shaka me fatin e të rinjve

Diskutimi për drogat tash pas një dekade prej kur ky shqetësim qe kthyer në një fenomen të shpejtpërhapshëm  s’të duket serioz dhe real.
Dhe po të jetë real shqetësimi, nga alternativat e prezantuara tani dhe ato që janë marrë në konsideratë duket që nuk ka gatishmëri për zgjidhje.
Sa për fakte, dihet mirë një fakt që nuk ka ndonjë statistikë reale për numrin e përdoruesve të drogave në shkollat e Kosovës. Ato të dhëna që prezantojnë individ të politikës më shumë janë paushallizma personale për presion politik se inspektime nga tereni .
Statistikat  më të sakta i thonë vet nxënësit . Për ata nuk është çudi përdorimi i drogave. Ajo është një ‘tendë’  i kohës dhe gjithë oponentët e këtij fenomeni për këta nxënës janë njerëz të modës së vjetër.  Ndonëse kjo varion prej shkollës në shkollë apo prej klasës në klasë marrë në përgjithësi ata që i kanë rezistuar këtij fenomeni nga ana e nxënësve mund të thuhet që janë minoritet .  Pra numri i përdoruesve të drogave në shkollat fillore dhe të mesme është jashtëzakonisht i madh.
Pse nxënësit abuzojnë me drogat dhe cila është alternativa e zgjidhjes ideale ?!
E para është që fenomeni i abuzimit me droga nuk është problemi numër një i shkollave në Kosovë.
Problemi numër një në shkolla është mungesa e motivit për mësim nxënie dhe edukim  në nivel të përgjithshëm.
Mbase viteve të fundit është ulur përqindja e atyre që kanë braktisur shkollën, megjithatë përqindja e nxënësve me profil prej shkencëtari dhe prej një nxënësit tamam është ulur në nivel të mjerueshëm. Mbase faktorët janë të shumtë dhe për këtë jo veç që nuk është bërë hulumtime në vendin tonë por sikur motivi për ta përmirësuar çështjet arsimit ka rënë edhe në nivel të ligjvënësve dhe vet ministrisë së arsimit.
Pra siç ka rënë motivi për mësim nxënie shpirtrat e rinisë shkollore kanë mbetur bosh , të etshëm për të gjet ngushëllim në alternativën e parë që ju ofrohet.
Mocioni i prezantuar në Kuvendin e Kosovës për të bërë trajnime me mësimdhënës kundër drogave, të bashkëpunohet me OJQ dhe të bëhen fushata vetëdijesuese nuk është ndonjë gjë e re . Diçka e  tillë për drogat bëhet prej  vitit 1999 dhe s’kanë treguar asnjë efekt. Thjesht shpërdorime parash ndërsa numri i përdoruesve ndër vite veç është rritur edhe më shumë.
Alternativë e vetme që mund ti rezistoj këtij fenomeni jashtëzakonisht shqetësues për tej fushatave dhe presioneve politike është edukimi në nivel shpirtëror dhe psikologjik i nxënësve.
Nxënësit duhet të orientohen drejt mësim nxënies. Ata duhet në çfarëdo forme dhe duhet të motivohen dhe inkurajohen për mësim nxënies.
Lënda për fenë është si zgjidhje evropiane që e kanë bërë gjitha vendet e BE, pa dyshim që është alternativ edhe për popullin tonë. Kjo me siguri të plot do mund të tregonte efekte  konkrete  qindra herë më shumë se aktivitetet dhe fushatat klishe të bëra tani nga qindra OJQ në Kosovë.
Por për tu bërë kjo ka nevojë që një klasë e politikës dhe intelektualëve të shërohen nga  një lloj tjetër të ‘drogës’ që e kanë marrë qoftë nga sistemi i kaluar qoftë nga propaganda misionariste anti islame.
Ata në gjendje esëll kur të jenë le të shohin mirë se a kanë filtër ato cigare që konsumojnë fëmijët e tyre. Mbase kjo do i bëjë të hulumtojë për efektin real që do tregonte kjo lëndë dhe për paragjykimet e kota që kanë pasur e mbase do bëheshin të parët që do kërkonin inkorporimn e saj në shkollat e Kosovës. Për inati të fesë islame të i lini fëmijët tanë të qojnë poshtë rinin e tyre është gjenocidi më i madh që po i bëhet shoqërisë sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version