Është nata e fuqisë
më jep forcë
t’i buzëqesh kësaj bote
edhe atëherë kur përpiqet
t’më ndajë nga buzëqeshja Jote.
është nata e ndarjes
së gënjeshtrës nga e vërteta
ma trego udhën
të mos bie në lajkat që bën jeta.
është nata e faljes
Më fal
Më fal
ja Gafur,
në çastin kur hapen dyert e qiellit
zemra ime ka veç një lutje
dua ta shoh Tëndin Nur.
Shqipe Palloshi