Categories
Lajme FRI

Është vetëm 20-muajsh, por ka kontratë futbollisti

Fiksojeni këtë emër: Bris Brajts. Një ditë ai mund të jetë kampion i madh.
Për momentin, kur ende nuk i ka mbushur dy vjet, Brisi ka kontratën e tij të parë.
Klubi belg Racing Boksberg ka nënshkruar me fëmijën 20-muajsh një marrëveshje dhjetë vjeçare.
Drejtuesi Dani Vodnik ka shpjeguar: “Brisi e godet topin në një mënyrë që nuk është parë kurrë te fëmijë të tjerë të moshës së tij. Kontrolli i tij i topit është i pabesueshëm, sikundër driblimet si me këmbën e djathtë edhe me të majtën”.
Fëmija jeton në Genk dhe zotëron një karton federimi nga federata vendase e futbollit.
Megjithatë, ai nuk është fëmija me moshën më të re që ka një kontratë futbollisti. Në 2011-ën, Baerke van der Meij u ble nga VVV-Venlo kur ishte vetëm 18-muajsh.

Exit mobile version