Shumë media ndërkombëtare raportojnë se Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Asad, ka humbur jetën, ndërsa disa të tjera se është plagosur.
Kështu, korrespondentja e “Reuter”-it në Kabul, Amy Ferris-Rothman, ka shkruar  se Presidenti i Sirisë Basahr Al-Asad ka humbur jetën, porse nuk bën të ditur burimet e informacionit.
Ndërkohë, e përditshmja “New York Daily Neës” raporton se Asad është qëlluar nga një bodigard Iranian dhe ka humbur jetën.
Shumë raporte të tjera thonë se Asadi është plagosur dhe është shtruar në një spital në Damask. Autoritetet vendore as nuk i kanë konfirmuar dhe as nuk i kanë mohuar raportet, ç’ka bën që të rriten dyshimet.
Lidhur me këto raporte, është prononcuar edhe ambasadori rus në Damask, i cili gjatë një deklarate për agjencinë ruse të lajmeve “Interfax” ka thënë se “ne nuk kemi marrë asnjë lloj informacioni lidhur me këtë çështje. Por, janë informacione që qarkullojnë në shtypin arab”./Start/