Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

Eureka dhe Talentium me tematikat e fundit në Kumanovë

Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë realizoi trajnimet e fundit me projektet “Eureka” dhe “Talentium” në kuadër të platformës Mozaiku Rinor.

“Modeli i një te riu të suksesshëm” u diskutua nga trajunesit Liridon Ismaili dhe Emine Alimi me nxënësit e projektit Eureka. U tregua mbi definicionin e suksesit, etapat e realizimit, teknikat dhe mënyrat dhe si mund te jemi një model për të qenë të dobishëm për shoqërin.
Në pjesën e fundit u formuan dy grupe me nxënësit grupet kanë shtjelluar “Çka na ndihmon suksesi” dhe “Cilat janë pengesat per të arritur sukses”.

Në Kumanovë u zhvillua edhe trajnimi i fundit në projektin Talentium me temë: “Bazat e Lidershipit”, me të ftuar magjistër Xhenis Sulimani, ku pjesmarrësit në formë teorike dhe praktike mësuan per nocionin e lidershipit dhe karakteristikat e një lideri, si dhe nga secili u potencua modeli i jetës që ato e ndjekin.
U bisedua edhe për liderët e suksesshëm dhe karakteristikat që ato posedojnë si lider.
Si zakonisht interaksionet dhe lojrat e ndryshme nuk munguan as kësaj rradhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version