Duke u nisur nga Kumanova e Shkupi, Tetova, Kërçova e Prilepi, kanë vazhduar aktivitetet e “Mozaikut Rinor” edhe këtë fundjavë, me takimet që realizohen me nxënësit e klasave të nënta.

Në degën e Prilepit u trajtua tema “Të mësuarit efektiv” me trajnues mr. Mirhat Aliu, profesor i gjuhës angleze.

Në Kërçovë u trajtua tema “Rrjetet sociale – anët pozitive dhe negative”, ku përpara nxënësve u paraqit kryetari i FRI – dega Gostivar, Zurijet Sulejmani.

Në Shkup u trajtua tema “Drejt një mënyre jetese yë shëndetshme” me ligjërues Zuhri Kamberi. Në temë përveç shëndetit fizik, u shtjellua edhe shëndeti mendor dhe shëndeti social gjegjësisht tri komponentët e trekëndëshit të shëndetit.

Dega e Kumanovës këtë javë realizoi trajnim në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. Tema që u trajtua së bashku me nxënësit ishte “Reagimi në emergjenca”.

Në degën e Tetovës është realizuar takimi i parë “Njoftim me grupin dhe punë ekipore”, me trajnuese Kujtesa Xheladini. Qëllimi i këtij takimi është njoftimi i nxënësve në mes vete dhe njoftimi i tyre me projektin, si dhe adaptimi në aktivitetin ekipor.

28 tetor 2023