Forumi Rinor Islam në degën e Shkupit filloi me projektin “Eureka”, projekt ky i cili synon zhvillimin dhe ngritjen e gjeneratave të reja të shkollave fillore sipas parimeve dhe vlerave që çdo herë kanë qenë dobiprurëse dhe dëshmuese për përparim.
Nxënësit pjesëmarrës në këtë projekt janë të përzgjedhur nga drejtoritë e shkollave fillore të Komunës së Çairit dhe Haraçinës.
Fillimisht kryetari i FRI – së, Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa, para prindërve prezantoi projektin më detajisht dhe informoi prindërit që përgjatë këtij projekti nxënësit do të ndjekin trajnime interaktive, grupe kreative, vizitë vendeve dhe institucioneve kulturore edukative dhe aktivitete sportive.
Në takimin e parë nxënësit përmes prezantimit të trajnuesit Zuhri Kamberi dhe bisedave interaktive u njoftuan mes vete dhe kuptuan qëllimin e projektit.
Takimet e rradhës do të realizohen çdo të shtune javëve në vijim me tema dhe tjera aktivitete të ndryshme.
Categories