Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

EUREKA NË TETOVË, KËRÇOVË DHE SHKUP

Në Tetovë, Forumi Rinor Islam realizoi aktivitetin e radhës në kuadër të projektit Eureka me temën “Reagimi në emergjenca”. Ligjëruesi Diturim Xheladini ndau njohuri mbi rëndësinë e veprimeve të shpejta dhe efektive në situata emergjente, duke pajisur pjesëmarrësit me informacion të dobishëm për menaxhimin e momenteve kritike.

Në Kërçovë, projekti Eureka trajtoi temën “Jeta me rrjete”, ku ligjëruesi Zurijet Sulejmani ndau këshilla praktike mbi ndikimin e rrjeteve sociale dhe përdorimin e tyre me përgjegjësi. Aktiviteti kishte si synim rritjen e ndërgjegjësimit mbi efektet pozitive dhe negative të këtyre platformave në jetën e të rinjve.

Në Shkup, Eureka solli temën “Miqësia si burim fuqie”, ku ligjëruesja Zuljeta Fetahu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve pozitive dhe motivoi të rinjtë të kultivojnë miqësi mbështetëse dhe të shëndetshme, si një burim frymëzimi dhe force për jetën e tyre.

Projekti Eureka vazhdon të sjellë tema me rëndësi për rininë, duke synuar edukimin dhe ngritjen e vetëdijes mbi çështje aktuale dhe jetike.

14 dhjetor, 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version