Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

Eureka në vizitë të Kryqit të Kuq në Shkup

 

Forumi Rinor Islam në kuadër të projektit Eureka me pjesëmarrësit e tij vizitoi Kryqin e Kuq në Shkup. Ata u mirëpritën nga sekretaresha e Kryqit të Kuq dhe nga një vullnetar pranë kësaj organizate, Arjanit Ademi.
Në këtë vizitë Arjanit Ademi tregoi për themelimin dhe historinë e kësaj organizate humanitare, vullnetare, masive, e pavarur, joqeveritare dhe jopartiake në botë dhe në RMV.
Gjithashtu nga sekretaresha u ligjërua procesi i dhurimit të gjakut dhe rregullat e këtij aksioni human.
Në fund për vizitorët u nda nga një dhuratë simbolike nga Kryqi i Kuq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version