Në kuadër të platformës rinore “Mozaiku rinor”, sot, për herë të parë në Kërçovë filloi projekti “Eureka”, i cili projekt realizohet në të gjitha degët e FRI.

Takimi i parë u mbajt mes nxënësve të klasave të nënta nga shkollat shqipe në rrethin e Kërçovës, dhe anëtarëve të degës së FRI në Kërçovë; ku u trajtuan tema të gjithëpërfshirjes dhe ndërtimit të lidhjeve të shëndosha mes pjesëmarrësve.

Vlen të përmendet që temat që trajtohen në projektet e “Mozaikut rinor”, organizohen në bazë të një karakteri më kreativ duke iu shmangur ligjërimeve klasike, ashtu që të jenë sa më tërheqëse dhe argëtuese.