Akademik Abdulmenaf Bexheti thotë se ideja e integrimit ekonomik të shqiptarëve tingëllon shumë bukur por realizohet me vështirësi, pasi së pari duhen plotësuar disa parakushte.
Integrimi i ekonomisë shqiptare, ndërtimi i një zone ekonomike “albanosfere” do të ishte shumë i dobishëm jo vetëm për shqiptarët e rajonit por për të gjithë Ballkanin.
Akademik Abdulmenaf Bexheti thotë se ideja tingëllon shumë bukur por realizohet me vështirësi, pasi së pari duhen plotësuar disa parakushte. “Është i mundshëm, por ka parakushte të caktuara të integrimit ekonomik. Duhet të harmonizohen sistemet ekonomike të vendeve. Ne kemi sisteme ekonomike që nuk kanë një shkallë të lartë harmonizimi, jo vetëm nga aspekti i taksave por edhe nga aspekti i regjimit tregtar. Ju i shihni përplasjet që ndodhin në shkëmbimin tregtar….Ka barriera të ndryshme ekonomike të cilat duhet të harmonizohen që së paku të krijohet shkalla e kompaktibilitetit të sistemeve ekonomike që është parakusht bazik”, thotë Bexheti për “Lajm”. Ai sqaron se së pari duhet bërë determinimi i situatës që duhet të detektojë, të sqarojë e të shqyrtojë modelet ekonomike, pasi kemi tre valuta që përdoren, është euroja që përdoret në Kosovë dhe Mal të Zi, leku në Shqipëri dhe denari në Maqedoni.
Akademik Bexheti sqaron se kjo çështje është ngritur dhe në Akademinë shqiptare të shkencave dhe të arteve (jo në akneminë shtetërore) dhe në muajin shtator dhe tetor në Prishtinë do të mbahet një konferencë e përbashkët një nga dimensionet e të cilës do të jetë çështja e integrimit ekonomik.
“Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të bëhet studimi i sistemeve ekonomike dhe të shohim sa modelet e bashkëpunimit ekonomik janë kompaktibile, ku na priten rrugët, ku aa bashkohen. Ideja tingëllon bukur por vështirë realizohet dhe sa herë ne i hedhim idetë e mëdha para se të bëjmë punët përgatitore, atëherë ato pengohen”, thotë akademik Bexheti.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Menderez Kuçi thotë për “Lajm” se çdo lloj integrimi ekonomik është i mirëseardhur dhe sjell dobi. “Të bashkojmë kapacitetet tona prodhuese dhe konsumuese që është shumë me rëndësi. Fillimisht ti bashkojmë konsumatorët dhe ti mësojmë që të konsumojnë produkte vendore. Në këtë frymë ishte edhe panairi i mbjtur një vit më parë, qëllimi i të cilit ishte konsumimi i prodhimeve vendore, qëllimi i të cilit ishte integrimi së pari mes prodhuesve e më pas edhe mes konsumatorëve”, sqaron Kuçi.
Sipas Odës ekonomike, ka potenciale, por kjo nuk realizohet pa një platformë ekonomike që do ta mbështeste këtë ide.
Sipas analistit Dorian Koçi ndërtimi i një zone ekonomike “albanosfera” që përveç Shqipërisë dhe Kosovës do të përfshinte dhe trojet shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi do të bënte të mundur që problemi shqiptar i diskutuar kaq shumë kohët e fundit, të merrte një shtytje të mirë pozitive.
EDITOR
12 years ago
previous article
Si u ul përqindja e lartë e divorceve në Malajzi?
next article
Harxhojmë më shumë se sa fitojmë!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago