Bojkotimi nuk është zgjidhje e situatës politike në Maqedoni. Por, pas kandidaturës së një përfaqësuesi të Këshillit qendror të LSDM-së opozitare për kryetar të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, si dhe dorëzimin e listave të kandidatëve nga parti të tjera nga koalicioni opozitar i cili bojkoton, bashkë me kandidaturat e pavarura të ish anëtarëve me pozitë të lartë të LSDM-së, shumë e ndryshon fotografinë për situatën. Kjo është porosia e një burimi të lartë të Komisionit Evropian, i cili dëshiroi anonimitet.
Sipas këtij burimi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, kandidaturat e disa individëve të koalicionit të LSDM-së tregon se Maqedonia nuk ka problem politik, por se një parti ka probleme të brendshme dhe se pikërisht për çështjen për bojkot ndahet, që jep një fotografi më ndryshe për ngjarjet e fundit dhe në përgjithësi për të ashtuquajturën krizë politike në vend. Mu për këtë, Raporti i ardhshëm i KE-së mund të jetë pozitiv dhe i njëjti të bazohet në masat e marra në lidhje me marrëdhëniet e mira fqinje, çështjen e emrit dhe rezultatet nga Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë (HLAD), ku do të notohej se “një parti politike i ka bojkotuar zgjedhjet lokale dhe funksionin jashtë parlamentit”, për të cilën gjë do të shprehej brengosje, por në tërësi nuk do ta rrezikonte raportin dhe rekomandimin për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE.
Në kontekst të kësaj, Peter Stano, zëdhënësi i eurokomisarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, sot e përshëndeti takimin midis kryeministrave të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Nikolla Gruevski dhe Bojko Borisov, që u mbajt para dy ditësh në Shkup. “Marrëdhëniet e mira fqinje janë shumë të rëndësishme, si për Komisionin Evropian, ashtu edhe për vendet të cilat janë të involvuara në një çështje të hapur. Ne jemi të fokusuar dhe kushtojmë vëmendje asaj se si marrëdhëniet e mira fqinje përmirësohen dhe ky takim midis dy kryeministrave është diçka shumë pozitive pasi që është një hap përpara në gjetjen e mënyrës se si të përmirësohen marrëdhëniet e mira fqinje. Është shumë pozitive që u mbajt një takim i këtillë”, theksoi Stano. (koha)
EDITOR
12 years ago
previous article
Erdoan priti në takim liderin e Hamasit, Halit Meshal
next article
-71 gradë celsiuz në Sibir (Rusi)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago