Categories
Lajme

Ez’heri: Kudsit i lipset një forcë ushtarake arabe që ta mbrojë

Shejhu i Ez’herit, dr Ahmed Tajib, është shprehur se çështja e Kudsit ka nevojë për një forcë arabe e mbështetur nga lëvizje politike ndërkombëtare, pasi pushtuesi sionist po bën çmos që këtë qytet të shenjtë ta gllabërojë bashkë me Palestinën.
Këtë deklaratë, shejhu i Ez’herit e lëshoi gjatë një takimi me një delegacion nga fondacioni Kuds. Ai tha se umeti mysliman duhet të ndërgjegjësohet dhe informohet qartë lidhur me historikun e Kudsit, Jerusalemit, por dhe të çështjes palestineze. Ajo duhet të shndërrohet në subjektin e studimeve dhe hulumtimeve nga ana e studiuesve dhe akademikëve.
Delegacioni i ardhur nga qyteti i shenjtë, e njohën shejhun e Ez’herit me orvatjet izraelite për judaizmin e tij në të gjitha fushat. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version