Universiteti egjiptian El Ez’her, pjesë e institucionit më të lartë të mësimit islam në vend, ka vendosur të pezullojë aktivitetet studentore me qëllim të ndalimit të protestave.
Në një deklaratë të lëshuar, administrata e universitetit kërkoi nga dekanët e fakulteteve që të bashkëpunojnë me policinë, dhe të ndihmojë për të ndaluar çfarëdo “rebelimi”.
Protestat anti – puçiste kanë tronditur universitetet në të gjithë vendin që kur viti akademik filloi në shtator.
Ditët e fundit policët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestat anti – puçiste, të cilat kundërshtojnë rrëzimin me dhunë të presidentit legjitim Muhamed Mursi. Ndërkohë, arrestimet e studentëve nuk kanë munguar.
Studentët kanë premtuar të vazhdojnë protestat e tyre, deri sa kolegët e tyre të burgosur të lirohen. Si pasojë e protestave të përditshme, Universiteti El Ez’her kishte shtyer nisjen e procesit mësimor për një muaj. /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Pamje nga aksidenti tragjik ku ndërroi jetë Sokol Olldashi, VIDEO
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago