Categories
Lajme

Ez'heri pezullon aktivitetet studentore, frikë nga "rebelimi"

Universiteti egjiptian El Ez’her, pjesë e institucionit më të lartë të mësimit islam në vend, ka vendosur të pezullojë aktivitetet studentore me qëllim të ndalimit të protestave.
Në një deklaratë të lëshuar, administrata e universitetit kërkoi nga dekanët e fakulteteve që të bashkëpunojnë me policinë, dhe të ndihmojë për të ndaluar çfarëdo “rebelimi”.
Protestat anti – puçiste kanë tronditur universitetet në të gjithë vendin që kur viti akademik filloi në shtator.
Ditët e fundit policët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë  protestat anti – puçiste, të cilat kundërshtojnë rrëzimin me dhunë të presidentit legjitim Muhamed Mursi. Ndërkohë, arrestimet e studentëve nuk kanë munguar.
Studentët kanë premtuar të vazhdojnë protestat e tyre, deri sa kolegët e tyre të burgosur të lirohen. Si pasojë e protestave të përditshme, Universiteti El Ez’her kishte shtyer nisjen e procesit mësimor për një muaj. /mesazhi/

Exit mobile version