Pak ditë më parë Facebook-u deklaroi përfundimin e aktivizimit të versioni të ri të shtrirjes kohore (Timeline-it), gjë që ka filluar që në muajin mars.
Ideja e dizajnit të ri nuk qëndron thjesht tek organizimi më i mirë i Timeline-it, por edhe tek përmirësimi i profileve duke mundësuar reflektimin e shijeve individuale të çdo përdoruesi me anë të opsionit “seksionet”.
Seksionet të cilat janë përzgjedhur vetë nga çdo përdorues individual i Facebook-ut janë të përfshira tek menuja “About” dhe ndodhen në të majtë të profilit. Në to shfaqen përditësimet më të fundit nga aplikacionet e preferuara të përdoruesve. P.sh mund të shtohet seksioni Instagram ku do të publikohen fotot më të fundit.
Kompani deklaroi se Facebook-u ka arritur kulmin tashmë me rreth 1.11 miliard përdorues aktivë të cilët shtojnë çdo ditë rreth 200 milion artikuj në çdo seksion dhe deri tani janë shtuar rreth 17 miliardë këngë në seksionin e muzikës.
Facebook gjithashtu ka lançuar disa mjete të reja me qëllim nxitjen e zhvilluesve për tu lidhur më tepër me aplikacionet e tyre në seksionet e Timeline-it si dhe për të inkurajuar rritjen e aktivitetit të përdoruesve.
Tashmë kompania lejon përdoruesit të gjurmojnë përshtypjet e përdoruesve për seksionet e caktuara pasi suporton klasifikimin e tyre sipas vlerësimit. (PCWorld Albanian)