Categories
Lajme FRI

Faktet jashtëzakonisht të çuditshme që e bën shkencëtarin e NASA-s të pranojë Islamin

Prof.dr. Halid el-Ubejdi
Karner e dha edhe këtë dëshmi: “NASA PARA DHJETË VITESH E KA ZBULUAR MREKULLINË E NATËS SË KADRIT, POR NUK E KA BËRË TË MADHE NGA FRIKA SE KUR TA MARRIN VESH NJERËZIT NGA E GJITHË BOTA E TA KRAHASOJNË FAKTIN SHKENCOR ME AJETIN KURANOR, ME TË MADHE DO TË HYJNË NË ISLAM”.    
Në Univers vazhdimisht po regjistrohen fakte që dëshmojnë kohë pas kohe vërtetësinë islame. Me dëshmitë më të reja,  shkenca qëndron duke e folur të vërtetën për ‘Gjykatësen e feve’ përpara gjykatësve, këshilltarëve dhe avokatëve të tjerë. Skenca gjithnjë e më shumë mbështet tekste kuranore e sunetike. Kjo bën që te disa  të mbretërojë pasioni dhe krenaria, e madje disa me entuziazëm të pranojnë: “Po pasha Zotin, Islami është feja e vërtetë!”. James M.Karner, njëri nga shkencëtarët e njohur nga lëmia e astronomisë dhe hulumtimeve kozmike, nuk mund të vinte në vete nga magjepsja, pasi që dituria e tij e solli deri te dëshmitari i ri në gjithësi, që t’i thotë se Islami është feja e vërtetë. Kjo ndodhi kur u dëshmua se rrezet kozmike janë shumë më të rrezikshme për mbështjellësin atmosferik të Tokës sesa rrezet nukleare dhe se është e pamundshme të kalohet me anije kozmike, sepse kallin gjithçka që godasin, përpos nëpërmjet vetëm një dritareje të mbështjellësit që e kishin zbuluar astronomët e që i dhanë emrin ‘Van Allen’. Megjithatë, Karner shpejt e kuptoi se ky nuk ishte ndonjë zbulim i ri, sepse për dritaren e njëjtë ka folur Zoti në shpalljen e fundit në Kuran: “Edhe sikur atyre t’ua hapnim një dritare në qiell, e ata të ngjiteshin përmes saj, ata sërish do të thonin: “Vetëm po na duket ashtu, ne jemi njerëz të magjepsur”. (El Hixher 14-15)  Pasi u njoftua me këtë ajet, Karner e shpalli se konvertohet në Islam dhe se do të përkushtohet edhe më shumë në profesionin e tij në Agjencinë Amerikane Kozmike NASA. Karner vazhdoi rrugëtimin e tij hulumtues, tani më përmes Islamit, duke u përpjekur të kuptojë dhe interpretojë ritin e puthjes së Gurit të Zi (Haxherul Esued) të vendosur në Qabe dhe arriti në përfundim se Guri i Zi regjistron dhe shënon çdo haxhi që arrinë ta puth ose përshëndet atë gjatë ritualit të tavafit rreth Qabës. Zbuloi në bazë të analizës së mostrës së Gurit të Zi, se ai lëshon 20 lloje të padukshme rrezesh, në drejtime të ndryshme përmes valëve të shkurta, kurse secila nga ato rreze depërton nëpërmes 10.000 njerëzve. Ky zbulum i Karnerit, na kujton thënien e imam Shafiut, i cili ka thënë se: “Guri i Zi regjistron çdo haxhi, që kalon afër Qabes qoftë për haxh ose umre, ai e fotografon atë, duke lënë gjurmë të shenjës së rrezes sipas numrit të sjelljes së haxhiut përreth Qabes”. Këtë të dhënë e ka konfirmuar edhe shkencëtari dr. Abdul-Basit Muhamed Sejjid, drejtor i Institutit për Hulumtimin e Dijeve Transcedentale të Kuranit në Egjipt.
Bazuar në mostrën e Gurit të Zi, Karner erdhi në rezultatet për të cilat ka folur edhe dr.Abdul Basiti në intervistën e tij për gazetën ‘Al-Shuruk al Xhezairije’, ku ai zbuloi vjedhjen e një cope nga Guri i Zi nga Britania e Madhe, e cila kishte angazhuar në mënyrë perfide njeriun e saj spiun, e kishte dërguar në Marok, ku dhjetë vjet studioi gjuhën arabe, e pastaj shkoi në Egjipt për ta kryer punën e tij. Në të vërtetë ai në Egjipt u përdrodh e depërtoi në mesin e haxhinjve dhe kur qëndroi në Meke, një orë para agimit shfrytëzoi rastin, sepse atë kohë para 100 vitësh nuk kishe përforcime rojesh rreth Qabes, kështu që individi vetë mund të bënte tavafin e të sillej rreth Qabes. Ky spiun arriti të shkëpus tri pjesë të vogla të Gurit të Zi, me qëllim që anglezët të dinë të vërtetën e madhe rreth atij Guri. Njëzet vjet pas kësaj, Muzeu Britanik shpalli se Guri i Zi (Haxherul Esvued) nuk ka rënë nga sistemi diellor, pra nga galaktika jonë dhe se haxhinjtë e puthin një Gur që nuk ka prejardhje as nga Toka e as nga Sistemi ynë diellor, por se ka rënë nga ndonjë sistem tjetër. Ky është rrëfimi që Karner dëgjoi pasi e pranoi Islamin, prandaj shkoi për ta vizituar Muzeun Britanik, mori mostrën e Gurit të Zi, të cilën e shkëputi me ndihmën e laserit, ashtu që t’i vërtetojë zbulimet e tij. Rrëfimi për vjedhjen e pjesës së gurit të Zi, të cilën e kishte organizuar Anglia, e kanë theksuar shumë studiues, në mesin e të cilëve edhe gjeologu i njohur egjiptian Zaglul Nexhdzhar, i cili ofroi dëshmi se ai spiuni anglez, pas këtij akti kishte pranuar Islamin dhe kishte shkruar librin “Rruga drejt Mekës’, ku e kishte pas shpalosur edhe nënshtrimin e tij ndaj Zotit të Botëve, Allahut xh.sh. Karner kishte vazhduar me zbulimet e tij, duke u fokusuar në sekretin e qetësisë dhe sigurisë që ofron nata e Lejletul Kadrit. Kurani na lajmëron për atë natë, në suren El Kadër, ku thuhet: “Siguria e asaj nate është deri sa të zbardh agimi” (El Kadëer 5) Për pushtetin e kësaj nate vërteton edhe hadithi i Muhamedit s.a.v.s: “Nata e Lejletul Kadrit është e kthejlltë dhe e ndritshme, në të s’ka as vapë as acar, në të s’ndodhin gjuajtjet me yje (s’ka yjerënës), atë mëngjes Dielli lind pa rreze të forta, sikur të ishte enë ovale, sikur ai të ishte Hënë dritëdhënës”. Shkencërisht është argumentuar se në Tokë bijnë vetëm brenda një dite, prej jacisë e deri në sabah në mes 10.000 deri ne 20.000 meteorë, përveç në natën e Lejletul Kadrit, në të cilën natë në Tokë nuk bie asnjë trup qiellor e asnjë rreze. Kjo është konfirmuar së fundmi edhe nga NASA. Dr.Abdul Basit tërhoqi vërejtjen në faktin se as arabëve e as muslimanëve, të cilët i përmbahen kësaj feje të vërtetë të Zotit, nuk u shkoi dot për dore t’i argumentojnë faktet kuranore, por si duket vetë Zoti deshti që atë ta zbulojnë të tjerët dhe përmes dritës së fakteve dhe udhëzimit të Tij ta pranojnë Islamin, të argumentojnë fjalët e Allahut, të kuptojnë pse thotë: “Siguria e asaj nate është deri sa të zbardhë agimi” dhe se në atë natë Toka nuk goditet nga yjet (nuk ka yjerënëse). Karner e dha edhe këtë dëshmi: “NASA PARA DHJETË VITESH E KA ZBULUAR MREKULLINË E NATËS SË KADRIT, POR NUK E KA BËRË TË MADHE NGA FRIKA SE KUR TA MARRIN VESH NJERËZIT NGA E GJITHË BOTA E TA KRAHASOJNË FAKTIN SHKENCOR ME AJETIN KURANOR, ME TË MADHE DO TË HYJNË NË ISLAM”.
burimi: http://khalid-alubaidy.com/   përktheu Avni Avdiu

Exit mobile version