Categories
Të tjera

Faktorët që nxisin kancerin

Bëhet e ditur se ushqyerja me produkte të shëndetshme dhe qëndrimi larg lëndëve kancerogjene si duhani ndikojnë në uljen me 40% të rrezikut të kancerit. Faktori kryesor që nxit zhvillimin e kancerit në trupin e njeriut është mjedisi.
Sigurisht që ekzistojnë edhe faktorë të tjerë nxitës të kësaj sëmundjeje, duke filluar nga ato gjenetikë e deri tek faktori ambientalist. Ndryshimet e ndodhura tek gjenet, sistemi i ushqyerjes, agjentët kimikë, lëndët radioaktive, rrezatimi i marrë nga dielli, hormonet dhe sistemi imunitar luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit. Këta faktorë mund të prishin programin normal të qelizave dhe t’i hapin rrugë zhvillimit të kancerit. Por faktori që mund të parandalohet është faktori ambientalist.
Shpresa më e madhe në luftën kundër kancerit është ndryshimi i stilit të jetesës. Studimet e fundit kanë treguar se një jetë e shoqëruar me konsumimin e produkteve të shëndetshme, qëndrimin larg lëndëve kancerogjene si cigarja, aktiviteti i rregullt fizik dhe ruajtja e peshës trupore ndikojnë në uljen deri në 40% të rrezikut të prekjes nga kanceri. Dhe kjo do të thotë parandalimi i 3-4 milionë rasteve të reja me kancer. Ushqimet përmbajnë vitaminat, mineralet, fibrat dhe antioksiduesit të cilët janë bartës të molekulave bioaktive, të cilat e ruajnë trupin përballë sëmundjeve shumë serioze.
Konsumimi i cigares dhe një dietë jo e shëndetshme mund të ndikojnë seriozisht në krijimin e qelizave kancerogjene në trup. Efektet karsinogjenike dëmtojnë strukturën e ADN-së, e cila përmban informacionin gjenetik të çdo qelize. Qeliza e pakontrolluar me një strukturë të prishur gjenetike fillon të zhvillohet. Qelizat e shumuara na shfaqen në trajtën e një mase apo fryrjeje anormale. Zhvillimi vazhdon drejt qelizave të shëndosha, qelizat e shkëputura prej këtu mund të kalojnë në të gjithë trupin nëpërmjet sistemit të gjakut dhe atij limfatik. /Start/

Exit mobile version