Familja e Komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dha mbi 20 anëtar të familjes së ngushtë, nuk po respektohet dhe nderohet nga institucionet shtetërore.
Me rastin e pesë vjetorit të Pavarësisë ata janë ndjerë të anashkaluar nga Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi.
Anashkalimi i parë që i’u bë familjes Jashari ishte ai në ceremoninë e ditës së parë të shënimit të pesëvjetorit të pavarësisë.
Kryeministri Thaçi me apo pa dashje “harroi” të përshëndesë Rifat Jasharin në manifestimin që u mbajt në Fakultetin Filologjik, edhe pse Baca Rifat ishte ulur në rreshtin e parë krah për krah me përfaqësues të lartë vendor dhe ndërkombëtar.
E për më tepër ky injorim i përfaqësuesve të familjes Jashari vazhduan edhe në ditët në vijim.
Rifat Jashari nuk u përshëndet as në dy manifestimet qendrore më 17 shkurt, në “Paradën e Pavarësisë” dhe as në seancën solemne.
Liderët institucional edhe në vitin e pestë të Pavarësisë nuk janë bërë bashkë për të respektuar sakrificën e Jasharajve.
Delegacioni i përbërë nga presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, dhe përfaqësuesja e AKR-së, më 16 shkurt kanë vizituar varrezat në Prekaz, por jo edhe Kullën e Jasharajve. Njëjtë ka vepruar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj më 17 shkurt.
Ndërkohë po në këtë datë, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka vizituar Prekazin, dhe është pritur në Kullën e Jasharajve, ashtu si edhe Delegacioni i FSK-së, i UP-së si dhe delegacioni i shoqatave të dala nga lufta.
I gjithë ky “marifet” për përfaqësuesin e familjes Jashari, Murat Jashari ka pasur për qëllim anashkalimin e tyre.
“Kryeministri dhe presidentja mbajnë një ftohje dhe shkojnë aq larg sa që nuk e përshëndesin as përfaqësuesin e familjes sonë në shënimin e pesëvjetorit, nuk arrijnë të nxjerrin një fjalë goje dhe t’i bëjnë një përshëndetje. Sido që të jetë ky është një vendim i tyre dhe ata le t’i arsyetojnë veprimet e tyre. Ne u takojmë të gjithëve, dhe çdo suksesi të këtij vendi natyrisht se i gëzohemi, por edhe ndaj çdo dështimi që i ndodh vendit nuk ndihemi mirë”, tha Jashari per Bota Sot.
EDITOR
12 years ago
previous article
Rrotullim spektakolar 360 gradë mbrapsht me makinë (Video)
next article
Muhamedi 1-vjeçar i shpëton aksidentit në Mekë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago