Categories
Lajme

Fatmir Limaj, edhe dy muaj arrest shtëpie

Ish-ministri kosovar i transporteve Fatmir Limaj dhe nente ish-anetare te tjere te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, do te qendrojne edhe per dy muaj te tjere ne arrest shtepie. Vendimi eshte marre nga kreu i trupes gjykuese Malkolm Simons. Ish-komandanti i UÇK-së Limaj dhe nente persona te tjere, akuzohen per krime lufte ne zonen e Kleçkes, gjate luftes se vitit 1999 ne Kosove.
 
Siç ka njoftuar avokati i Limajt, Tome Gashi, arsyetimi per shtyrjen e mases se sigurise bazohet ne mundesine e ndikimit te deshmitareve nga te akuzuarit. Gjykatesi i EULEX-it, Simons, me 7 qershor pati marre vendim per heqjen e mases se arrestit per Limajn e te tjeret ne rastin “Kleçka”.  Por pas ankeses se prokurorit, po te EULEX-it, Maurizio Salustro, gjykata e Apelit ne Prishtine ua riktheu atyre masen e arrestit te shtepise. Gjykimi ndaj Limajt dhe te tjereve vazhdon me 3 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version