Categories
Lajme FRI

Federata Botërore e Karatesë, Renditja: Berat Jakupi i pari në botë

Berat Jakupi ka tubuar plotë 1686 pikë në këtë renditje, duke lënë pas vetes egjiptianin Ahmed Abdelmoein me 1464 pikë, ndërkohë në vendin e tretë ndodhet rusi, Mikhail Davydov me 1320 pikë…..
Kampioni i Evropës për U21 për vitin që lamë pas dhe njëherit fitues i medaljeve të bronzit në Evropianin e fundit për senior dhe në Botërorin e Guadalaharës në Spanjë, Berat Jakupi është renditur i pari në renditjen më të re të publikuar nga ana e Federatës Botërore të Karatesë.
Ky është një sukses shumë i madh për karateistin nga Gostivari, i cili po dëshmon edhe njëherë tjetër se me punë mund të arrihet gjithçka.
Berat Jakupi është shqiptari i parë që arrinë një sukses të tillë, duke u renditur i pari në mesin e qindra karateistëve nga gjithsej 163 shtete, anëtare të kësaj federate.
Berat Jakupi ka tubuar plotë 1686 pikë në këtë renditje, duke lënë pas vetes egjiptianin Ahmed Abdelmoein me 1464 pikë, ndërkohë në vendin e tretë ndodhet rusi, Mikhail Davydov me 1320 pikë.
Në mesin e 10-të karateistëve më të mirë në Botë bëjnë pjesë edhe Aleksander Areshkin (Rusi), Aisman Gurbanli (Azerbejxhan), Viktor Aranguren Herraiz (Spanjë), Danilo Luçiç (Mali i Zi), Ridvan Kaptan (Turqi), Horhe Aleksander Merino Coto (El Salvador) dhe Dejvis Springis (Letoni).
Renditja WKF

Exit mobile version