Categories
Lajme

Feja Islame me rritjen më të madhe në botë

Shumë vende muslimane ndodhen në luftë, por kjo nuk e ka penguar Islamin që të jetë feja më e përhapur në botë. Me numër të madh të konvertime, por edhe të lindjeve të nënave muslimane, numri i ithtarëve të kësaj feje është rritur nga 12 % (1900), në 22.5% në 2010 dhe është akoma në rritje të vazhdueshme, ku në 2025 pritet që çdo i treti person në botë të jetë musliman.
Dy fetë tjera monoteiste, Judaizmi dhe Krishterimi, kanë rrënë nga 0.6% dhe 2 % respektivisht, në njëqindvitet e fundit.

Rritje e përqindjeve të muslimanevë sipas disa shteteve

India: Kishte vetëm 9.9% muslimanë (1950), ndërsa sot ka 14.6% të tillë. Indianënt ndër moshën 6 vjeçare janë 19% muslimanë.
BE: Edhepse deri para disa dekadash, Islami në Europë ishte më i vogël se 1%, sot feja me rritjen më të madhe në BE është Islami, duke arritur të jetë 6%. Deri në 2030 kjo shifër do arrijë në 8%(60 milion). Franca, Gjermania dhe Hollanda, së shpejti do kenë me mbi 10% muslimanë, duke u bërë edhe feja e dytë më e rëndësishme në këto vende të industrializuara.
Në Irlandë edhepse në vitet 50-ta nuk kishte muslimanë, sot atje përbëjnë 50.000 adhurues. Në vitet në vijim rritja e muslimanëve në Irlandë do jetë 118%.
SHBA momentalisht ka 2.6 milionë muslimanë, dhe brenda 2030 atje do trefishohen, duke arritur në 6.2 milionë.
Në Kanada, muslimanët do pësojnë rritje nga 2.8% në 6.6%.
Rusia është shtet që ka mortalitet më të madh sesa natalitet, por kjo nuk ndodh për komunitetin musliman atje. Edhe pse shteti rus nuk jep statistika të sakta, sipas Reuters, atje jetojnë 14% muslimanë dhe se brenda dekadës do arrijnë në 20%.

Si qëndrojnë parashikimet në Maqedoni?

Edhe pse sipas cenzusit të vitit 2002, në Maqedoni ka 33% muslimanë, sipas një shkrimi të Der Spiegel, kjo shifër do jetë 40% në 2030. Kjo realisht është pranuar tërthorazi edhe nga Qeveria e Maqedonisë. /Portalb

Exit mobile version