Fejsal Mulavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është një prej dijetarëve të njohur jo vetëm në Liban apo vendet arabe por në mbarë botën Islame dhe më gjerë. Ai është një prej njohësve shumë të dalluar të jursiprudencës islame, gjykatës dhe këshilltar po ashtu me anë të drejtimit të shumë organizatave dhe botimin e disa librave, Fejsal Mulavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, dha një kontribut të madh edhe në përhapjen e Islamit në Perëndim si dhe në zhvillimin e mendimit mesatar islam në vendet arabe dhe ato perëndimore.
Ishte nje edukator i pashembull për gjeneratat e reja, ishte një njeri i urtë dhe vizionar, ishte shumë i sjellshem dhe çdo herë vihej në mbrojtje të atyre që silleshin keq ndaj tij duke u munduar që çdo herë të gjente justifikim për veprimet e tyre në mënyrë që të largonte edhe urrejtjen e të tjerëve ndaj tyre. Ishte shumë i kujdesshëm ndaj gjeneratave të para dhe shumë i mëshirshëm ndaj gjeneratave të reja.
Fejsal Mulavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, u lind në vitin 1941 në Trablus të Libanit, ndërsa shkollimin dhe përgaditjen e tij akademike e kishte vazhduar në shkolla të ndryshme derisa nuk diplomohet në drejtimin e drejtësisë nga Universiteti i Libanit. Po ashtu kishte përfunduar fakultetin e Sheriatit në Damask të Sirisë ndërsa në vitin 1967 kishte marrë licensën për gjykatës nga Universiteti i Libanit.
E më vonë diplomohet edhe nga Universiteti i Sirbonës në Paris, e po ashtu kishte marr edhe çmimin si thirrësi më i mirë nga Asambleja Ndërkombëtare e të rinjëve me seli në Riad të Arabisë Saudite.
Ai llogaritet si një prej figurave kyçe në përhapjen e Islamit dhe të thirrjes islame në Liban po ashtu ishte edhe kryetar i Organizatës për Edukim në Liban, e ndërsa postin e fundit që e pati ishte ai i Sekretarit të Përgjithshëm të lëvizjes Vëllezërit Mysliman në Liban.
Fejsal Mulavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, po ashtu ishte edhe Drejtor i Shtëpisë së Thirrësve dhe Thirrjes në Liban që nga themelimi i saj në vitin 1990 e po ashtu ishte anëtar i Bordit Ekzekutive të Organizatës Popullore Islame në Liban.
Po ashtu kishte punuar si gjykatës në shumë vende të Libanit që nga viti 1968, e ndërsa në vitin 1988 ishte caktuar si këshilltar pranë Gjykatës Supreme Islame në Liban ku punojë deri në dorheqjen e tij në vitin 1996.
Fejsal Mulavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte qëndruar për 5 vite në Europ, 1980-1985 dhe gjatë kësaj kohe kishte arritur që të themelonte Unionin Islam në Francë dhe Fakultetin Europian për Studime Islame. Po ashtu ishte Këshilltar për çështje fetare në Unionin e Organizatave Islame me seli në Francë që nga viti 1986.
Po ashtu një kontribut të madh e kishte dhënë edhe në themelimin e Këshillit për Feta të Europës në vitin 1997 e që drejtohet nga Dr. Jusuf Kardavi ndërsa vetë ishte si zv. Drejtori.
Po ashtu që nga viti 1992 e deri në vitin 2009 ishte Sekretar i Përgjithshëm i lëvizjes Vëllezërit Mysliman në Liban e që për këtë postë ishte përzgjedhur nga Fet’hi Jeken që njëherit ishte edhe prej themeluesve të kësaj lëvizjeje në Liban.
Fejsal Mulavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte dekan nderi në Fakultetin Europian për Studime Islame që u dedikohet europianëve dhe atyre që kanë të drejtë të përhershme të banimit në Europë.
Ai kishte përjetuar disa revolucione e që i kishte përkrahur dhe ndihmuar sidomos atë të Tunisit dhe të Egjiptit. Po ashtu kishte dhënë një kontribut të madh në ruajtjen e uniteti në Liban dhe vetëdijësimin e myslimanëve për një bashkëjetesë të përbashkët në një laramani mendimesh, idesh dhe besimesh.
Fejsal Mulavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është po ashtu autor i afro 20 librave që kryesishtë kanë të bëjnë me aspektet educativo-arsimore por që edhe aspektet tjera shoqërore nuk ishin lënë pas dore nga ana e tij. Disa prej librave të tij janë libra voluminose, po ashtu pas veti ka lënë edhe një numër të madh të fetvave, të ligjeratave si dhe ishte pjesmarës në shumë emisione televizive. Prej librave të tij më të dalluar ndoshta mund të ceket “ Kuptimet esenciale të thirrësit në botën përendimore”, pastaj “ Bazat themelore të bashkëjetesës në mës të myslimanëve dhe jo-myslimanëve” si dhe shumë titujë të tjerë.
Fejsal Mulavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, vdiq me 8, Maj të viti 2011 në Tarablus të Libanit por që deri në fund të jetës së tij ai ishte në shërbim të Islamit, të thirrjes dhe të përhapjes e mbrojtjes së fjalës së Allahut xh.sh.
Përgatiti: Artan Musliu
EDITOR
10 years ago
previous article
‘Elegji’ për Tetovën
next article
Sa shqiptarë jetojnë nëpër botë?
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago