Categories
Të tjera

Fëmija diplomohet në moshën 10-vjeçare

Të marrësh diplomën e pjekurisë në moshën 10 vjeçare dhe me notat maksimale, është kjo ajo që ka arritur i vogli Tanishq Abraham di Sacramento nga California (SHBA), shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Në moshën katër vjeçare Tanishq ishte fëmija i parë amerikan i cili u pranua në Mensa, shoqata që grumbullon njerëzit me nivelin më të lartë të inteligjencës në nivel botëror.
Në moshën shtatë vjeçare ai nisi të marrë leksione në disa kolegje të shtetit. Megjithatë ai nuk e ka ende të qartë nëse kur të rritet do të bëhet mjek apo shkencëtar, megjithëse dëshira e tij më e madhe është që të bëhet Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por Tanishq tregon se nuk qëndron gjatë mbi lobta, por thotë se i kap infomacionet që i dëgjon dhe i memorizon ato.
Mirëpo i vetmi që mund ta sfidojë 10 vjeçarin në ecurinë e tij është Grace Bush e cila në moshën 16 vjeçare arriti të diplomohet në shkollën e lartë.

 

Exit mobile version