Nё momentin qё lind e presim me shumё gёzim
gjithandej pranojmё dhurata dhe shumё urim,
sa e sa herё natёn zgjohemi pёr ta ushqyer e mbuluar
e nё rastё dhimbjesh japim gjithçka pёr ta shёruar.
 
Nё dy-tre vitet e para pёrkujdesemi shumё
i ofrojmё siguri,ngrohtёsi e dashuri nё maksimum,
nga ky pёrkujdes,pёrkёdhelёsi fillonё t’lazdrohet
e gjithё shtёpia nga ai peshё çohet.
 
Si pёrtac problematik largohet nga shtёpia
e kthehet nё tё vetёm kur ta kaplon uria,
me orё tё tёra nё rrugё qёndron
dhe çdo tё mirё e tё keqe nga ajo e mёson.
 
Me tu kёthyer nё shtёpi tё mёsuarat i zbaton
e me sjelljen e tij prindёrit shumё i nervozon,
tё rrevoltur e mbyllyn nё shtёpi,kinse tё rrugёs pёr ti haruar
e ulin pran TV-ёs,nё fakt mёsimet edhe mё shumё pёr t’ia shtuar.
 
Ende pa i mёsuar shkronjat e para
ende pa i mёsuar dy fjalё tё mbara,
mёsojnё sharje e shumё fjalё tё pista
e kur nervozohen tё vёrsulen me fjalё tё pakuptimta.
 
Ende pa e kuptuar se çka ёshtё fёmijёria
ende pa e mёsuar se çka ёshtё besnikёria
nga TV-ja mёsojnё se çka ёshtё dashuria
mbi tё gjitha lёndimet qё pёsojnё nga tradhёtia.
 
Fjalёt e tyre janё tronditёse
sjelljet e tyre janё çёrroditёse,
respekti i tyre ёshtё vetёm pёr interes
e tё nesёrmen,sa ky fёmij mund tё ket sukses?
 
Fёmija si fёmij nuk ёshtё fajtor
prindi mbi tё duhet tё ket kontroll,
nuk duhet pёrgjithçka ti thotё boll
por t’ia mёsoj rrugёn e jetёs,qё ai t’mos mbetet gjithmon njё amator.
 
Shkruar nga: Xhemshit Jusufi