Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, na vjen një rëfim mjaft emocionues sportiv, ndërsa hero i këtij rrëfimi është fëmija Xhek Hofman. Shtatë vjeçari Hofman, i cili po lufton kundër tumorit në tru, nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Ai në  garat e Nebraska Spring Game, në të cilat marrin pjesë fëmijët e talentuar nga shkollat fillore dhe të mesme ishte ylli kryesor i kësaj ngjarje. Hofman në shoqëri të lojtarë më të vjetër, arriti të shënojë “taç daun”.
Shënimi i pikëve u bë me ndihmën e bashkë lojtarëve por edhe ato të ekipit kundërshtarë. Kështu vendosja e topin në pikën e “taç daunit” u ndjek me ovacione të shumta nga publiku.