Fëmijët të cilët kanë simptoma të sëmundjeve të ndryshme mos të shkojnë në shkollë, të shërohen në shtëpi ose spitale dhe të shëndoshë të kthehen pastaj mesin e nxënësve të tjerë.
Qëllimi kryesor për këtë masë preventive është të ndërpritet zgjerimi i infektimeve siç janë gripet, kollitjet, ftohjet dhe transmetimi i viruseve të ndryshëm. Është rekomanduar që edhe institucionet arsimore ta rrisin higjienën nëpër shkolla.
“Çfarëdo sipmtoma të ketë fëmija juaj, qofshi ato kollitje, rritje e temperaturës ose nuk djehet mirë, atëherë duhet të paraqitet te kujdestari i klasës dhe më së paku një javë ditë mos të shkojë në shkollë”, tha dr.Jovanka Kostovska, udhëheqëse e mbrojtjes preventive shëndetësore në ministrinë e shëndetësisë.
Të dhënat flasin se nëpër shkolla deri më tani situata është e qetë dhe nuk ka nxënës të sëmurë, por me ardhjen e ditëve më të ftohta do të rritet edhe numri i nxënësve që do të kenë simptoma të sëmundjeve të ndryshme.