Disa fëmijë janë përkujdesur t’ua ‘plasin zemrën’ serbëve duke formuar shqiponjën dykrenore derisa ishte duke u intonuar himni i Serbisë para ndeshjes miqësore me Greqinë.
Pas fluturakes mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, dhe numrit të madh të futbollistëve të mirënjohur shqiptar në disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit, tani ishte radha e disa fëmijëve që t’ua ‘plasin zemrën’ serbëve.
Para ndeshjes miqësore me Greqinë, derisa skuadra e Serbisë ishte rreshtuar për të kënduar himnin, disa fëmijë që po qëndronin para tyre, më saktësisht tre prej tyre me duar e formuan shqiponjën dykrenore.
Ngjarja është përshkruar si “Provokim i radhës” dhe “Promovim i ri i Shqipërisë së madhe”, nga portali serb, “Kurir”.
EDITOR
10 years ago
previous article
Imazhe nga ‘Xhamia e Larme’ dhe ‘Isak Xhamia’ në bankënotat e reja
next article
Librat më të mirë për vitin 2014 sipas "Amazon"
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago