Categories
Lajme FRI

Fergusonin e detyruan të pensionohet!

Pensionimi i trajnerit të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka marrë një kahje tjetër në media. Njëri nga miqtë e tij më të mirë, gazetari i cili ndjek klubin hap pas hapi, David Meek ka zbuluar se trajnerit skocez është detyruar të pensionohet pas ‘presionit’ të pronarëve të skuadrës.
Sipas Meek, Ferguson ka menduar që të jetë trajner edhe vitin e ardhshëm dhe se ky vendim e ka befasuar pa masë.
Gazetari që ndihmoj në shkruarjen e autobiografisë së Ferguson, tha se familja Glazzer qëndron prapa këtij vendimi.”Ferguson e ka patur në plan të jetë trajner edhe edicionin tjetër. Vendimi i tij më ka befasuar pasi që unë i dija planet e tij.
Prapa këtij vendimi qëndron familja Glazzer e cila i’a ka përshpejtuar pensionimin Fergusonit. Kjo është një histori në vete e diskutuar dhe përfunduar prapa shpine” deklaroj Meek. /ana-ks.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version