Duke lënë pas lëndimin që një kohë e la jashta tereneve sportive, futbollisti tetovar i Wolfsburgut, Ferhan Hasani, beson në paraqitje pozitive në takimin me Belgjikën.
Hasani javë më parë u kthye në seancat stërvitore të ekipit të parë të Wolfburgut dhe ne periudhën e fundit ka punuar shumë në tentimin për të rrikthyer forcën fizike. Duke e vlerësuar si pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar, seleksionuesi Janevski ftoi Hasanin për dy ndeshjet me Belgjikën dhe ky i fundit beson të përgjigjet me paraqitje pozitive.
“Lëndimi që kisha më la pas sa i përket përgatitjes fizike, mirëpo pasi u rekuperova kam punuar shumë në këtë drejtim. S’di nëse kam arritur maksimumin tim kondicional, por gjithsesi se jam i gatshëm për t’iu përgjigjur me sukses kërkesave të seleksionuesit. Unë jam i gatshëm dhe çdo mundësi që do më jepet, do të tentoj ta shfrytëzoj maksimalisht”, deklaron për Alsat-M, Ferhan Hasani, i cili njëjtë si pjesa tjetër e kombëtares pret takime të vështira me kryesuesen e grupit Belgjikën.
“Rezultatet flasin në vete dhe ne kemi respekt për këtë kombëtare. Nëse shikojmë emrat që kanë në formacion, do të dalim në përfundim se kemi të bëjmë me një grup elitar. Mirëpo kjo nuk don të thotë se do të dorëzohemi para kohe. Përkundrazi, ky është motiv shtesë që ne të japim më të mirën nga vetja, për të dëshmuar se edhe në mesin tonë ka kualitet dhe jo rastësisht jemi pjesë e skuadrave me renome. Unë besoj në paraqitje pozitive dhe rezultat të favorshëm”, përfundoi Hasani, i cili së bashku me Ibraimin dhe Demirin, janë tre futbollistët shqiptarë dhe kohëve të fundit pikat kyçe të kombëtares më të mirë të futbollit të Maqedonisë. /Alsat-M/
EDITOR
12 years ago
previous article
Del nga shtrati Liqeni i Shkodrës, rrezikohet përmbytja e xhamisë
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago