Categories
Opinione Ramazani

Festa e Bajramit si "kombinim fatal"!

Në kontekst psiko-social kur raportet mes njerëzve po formalizohen, gjithnjë e më shumë shtrohet nevoja e transferit nga bota e vetmisë në atë sociale, nga personalitete me premisa egoiste në ato me atribute altruiste, nga raporte dhe mesazhe në facebook në vizita reale e biseda reciproke familjare!
Për çdo punëtorë në fund të muajit ka pagë, për çdo arritje akademike ka emocion dhe gradë shkencore, për çdo fitore në sport ka gëzim e festë, ja edhe në përfundim të ritualeve fetare ka festë.
Pra, shikuar nga të gjitha këndvështrimet, efekti i festave është multidimensional, në rastin tonë konkret, të mirat dhe përfitimet e Bajramit nëse do dëshironimin t’i përfshinim nën një terminologji metaforike, s’ka si të thonim ndryshe pos, “kombinim fatal”!


 
Nën preteksin “dinamizëm jete” gjithnjë e më shumë po zbehen rastet kur njerëzit takohen njëri me tjetrin. Takimet dhe rastet për t’u takuar rëndom kanë karakter profesional, takime që zgjasin shkurtë e “me protokol”. Bisedat që zhvillohen në to shpesh kanë karakter shumë formal. Profesioni, puna apo arritjet e këndit ekonomik zakonisht rradhiten në rend të parë.
Njeriu bashkëkohor gjithnjë e më shumë zbeh raportet sociale dhe “përfërcon” raportet virtuale si mundësi për të mbajtur kontaktet me njerëz. Forma e dytë shpesh cilësohet si formë e cila nuk përmbush njeriun, sepse në esencë virtualja ngulfat njeriun dhe bën që afërsia fizike të merr kuptime vetëm të “nevojës imanente” edhe përkundër faktit që njeriu karakterizohet qenia më pro-sociale.
Në kontekst psiko-social kur raportet mes njerëzve po formalizohen, gjithnjë e më shumë shtrohet nevoja e transferit nga bota e vetmisë në atë sociale, nga personalitete me premisa egoiste në ato me atribute altruiste, nga raporte dhe mesazhe në facebook në vizita reale e biseda reciproke familjare!
S’do mend se relacioni i nevojës për besim e rituale fetare në njërën anë dhe shëndetit psikik, fizik e social të njeriut në anën tjetër, është i dëshmuar në mijëra studime. Në aspekt social mund të themi se festat fetare kanë ngelur mekanizmi më i mirë që tubon njerëzit, takon familjarët mes veti, bën që “hallet e dertet” personale a kolektive të zbresin në rrafsh të barabartë bisede mes njerëzve pavarësisht nivelit të përgatitjes profesionale apo mundësive socio-ekonomike.
 
Festat fetare në përgjithësi, ndërkaq festa e Bajramit në veçanti është mundësi e mirë që të ndahen emocione pozitive mes njerëzve përgjatë takimeve të cilat në këtë ditë realizohen pa orar fiks e pa “teklif”!
Duke iu referuar hulumtimeve shkencore mund të shohim që festa e Bajramit dhe dobitë të cilat  mund t’i ketë njeriu nuk janë vetëm të spektrit kolektiv e social, mirëpo edhe të atij psikologjik e personal. Kësisoji, studime të caktuara na japin të kuptojmë që festat e ndryshme (veçmas ata fetare) janë mundësi të fuqishme për të reduktuar stresin, meqë konsiderohet se në ditë festive njeriu nuk vë theks në prokopimet rutinore. Kjo është kështu, sepse sipas një hulumtimi tjetër festat janë një mundësi e mirë për të përmirësuar ekuilibrin mes sistemit nervor simpatik, i cili iu përgjigjet stresorëve (burimeve të stresit) dhe sistemit nervor parasimpatik që është përgjegjës për kontroll të gjendjeve relaksuese.
Studimet psikologjike tregojnë që duke kaluar njeriu në situata sociale përgjatë festave bën që tek ai të përfitohet mirëqenie e konsiderueshme mendore e fizike. Masa e ndikimit të këtij përfitimi është më e lartë sesa shumë aktivitete tjera relaksuese të cilat pretendohen se mund të arrijnë këtë efekt.
Festa e Bajramit si mundësi e mirë e përfitimit të mirëqenies mendore a psikike, në kontekst social e familjar është mundësi shumë e mirë për afrim familjar, bëmirësi e humanitet. Mundësi shumë e mirë për të qenë bashkë më fëmijë dhe për t’ju dhënë atyre edukatën e respektit ndaj anëtarëve të familjes më të gjërë.
Kohëve të fundit vërehet një trend rritjeje i mos festimit të këtyre festave, duke konsideruar mos ndoshta në faktin që njeriut i mjaftojnë pushimet verore dhe s’ka nevojë për pushime a festa një, dy a tre ditore. Mirëpo, në një studim të realizuar në vitin 2011 nga Shoqata e Psikologëve Britanez, edhe përskaj faktit që pushimet e gjata kanë impakt pozitiv, thuhet që pushimet e shkurta dhe festat kanë impakt shumë më pozitiv nga pushimet e gjata e që efekti është jetëshkurtër. Kjo madje edhe për faktin sepse emocioni përgjatë festave, gëzimi, buzëqeshja harmonia e bashkimi familjar janë atribute shumë të fuqishme karakterizuese.
Për çdo punëtorë në fund të muajit ka pagë, për çdo arritje akademike ka emocion dhe gradë shkencore, për çdo fitore në sport ka gëzim e festë, ja edhe në përfundim të ritualeve fetare ka festë. Mund të dukem diskriminues, mirëpo të gjithë besimtarëve që ia dolën, sfiduan edhe “hierarkinë e motiveve” duke agjëruar dhe arritur suksese njokohësisht, Urime festa e Bajramit!
Pra, shikuar nga të gjitha këndvështrimet, efekti i festave është multidimensional, në rastin tonë konkret, të mirat dhe përfitimet e Bajramit nëse do dëshironimin t’i përfshinim nën një terminologji metaforike, s’ka si të thonim ndryshe pos, “kombinim fatal”!

Exit mobile version