Categories
Lajme FRI

Festa me birrë, Riberi: Nuk i flas më Boatengut (Video)

Lojtarët e Bajernit të Myniut ishin të papërmbajtshëm në festimin e titullit kampion pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Ausburgut të shtunën, e fundit në shtëpi për këtë sezon.
Festimi me birra nuk i ka pëlqyer francezit Frank Riberi, i cili i përket fesë Islame. Ai u ka kërkuar shokëve të skuadrës që ta mbajnë alkoolin larg tij, gjë që ata nuk e kanë respektuar, veçanërisht Zherom Boateng.
Ganezi me pasaportë gjermane i ka derdhur një gotë të stërmadhe në kokë francezit, i cili është irrituar jashtëzakonisht shumë. Madje Riberi është shprehur se nuk do t’i flasë më Boatengut, pasi ky i fundit e di që ai është mysliman.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version