Festë po, rekord jo: Juventusi zyrtarizohet kampion i Serisë A për sezonin 2012-2013, duke ngritur në qiell trofeun e 29-të në historinë e vet.
Në ndeshjen e parafundit të kampionatit italian, “Zonja e Vjetër” u ndal në një barazim 1-1 kundër Kaljarit në “Juventus Stadium”.
Ibarbo befasoi Storarin në minutën e 12-të pasi e udhëhoqi topin për gati 80 metra, ndërsa Vuçiniç vendosi ekuilibrin në të 61-ën pas një asisti të Vidalit. Mesfushori kilian u shpall edhe lojtari i sezonit.
Ky rezultat ia ndërpret Juventusit serinë e nëntë fitoreve radhazi, si dhe ia bën të pamundur arritjen e rekordit të pikëve (91 në sezonin 2005-2006).
Gjithsesi, ekipi i Kontes ka ende mundësi të barazojë rekordin e 28 fitoreve në një sezon, nëse mposht Sampdorian në ndeshjen e fundit. /Start/
Juventus champions by lennahcadri
Categories