Festivali i Librit dhe i Artit, e para ngjarje kulturore ku ndërthuret libri me artet pamore, hapi siparin sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, për të vijuar deri në datën 27 prill në Muzeun Historik Kombëtar.
Për katër ditë me radhë, mbi 45 botues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të ekspozojnë titujt e rinj të pranverës dhe botimet më të mira ndër vite.
Dy sallat e promovimit në Muzeun Historik Kombëtar do të jenë të zëna pothuajse çdo ditë me promovime titujsh të rinj.
Të ftuar specialë në këtë event do të jenë Daria Bignardi, autore e “Akustikë e përkryer” dhe malazezi Andrej Nikolaidis.
Ndërkaq, gjatë ditëve të panairit Ministria e Kulturës do të shpallë nismën “Kafenetë letrare në kryeqytet”.
Panairi organizohet nga Shoqëria e Librit Shqip, shoqëri që nisi të ekzistojë dy vite më parë, nën drejtimin e të ndjerit Ardian Klosi dhe pjesëmarrjen e disa prej shtëpive botuese.
Pjesa e arteve pamore e pagëzuar me emrin artistik paMur, ka temë qendrore “Një galeri, një autor”. Në hollin qendror të Muzeut Kombëtar do të jetë një bërthamë ku do të prezantohen shtatë punë të shtatë galerive të artit, të cilat kanë zgjedhur nga një artist që i përfaqëson.
Janë parashikuar gjithashtu disa pjesë të tjera artistike, që do të gjejnë vend brenda hapësirave ku do të zhvillohet aktiviteti, si p.sh. grupe muzikore të rinjsh liceistë apo edhe një festival i poezisë.
Pjesë e panairit janë edhe dy juri, respektivisht për dy çmimet që do të shpallen në Festivalin e Artit dhe Librit, çmimi “Ardian Klosi” për autorin e vitit në publicistikë, i financuar nga rrjeti “Traduki” dhe “Puna më e mirë në artet pamore”, për çmimin “Danish Jukniu”. Sipas organizatorëve, emrat e anëtarëve të jurive do të jenë konfidencialë deri në momentin e dhënies së çmimeve.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
E mahnitshme, kërcyen nga ndërtesa më e lartë në botë (VIDEO)
next article
SHBA shprehen të zhgënjyera nga pajtimi palestinez
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago