Categories
Lajme

Festivali i parë i ushqimit hallall në Londër

Festivali më i madh në botë i ushqimit hallall u mbajt në Excel të Londrës, ku vizitorë të ndryshëm kishin mundësinë të shohin një numër të madh të ushqimeve hallall

Tre ditë Halal Food Festival, i pari që do të mbahet në Britani të Madhe, u zhvillua nga e premtja deri të dielën, 27-29 shtator, dhe ofroi një shans të mirë për të eksploruar llojllojshmërinë e ushqimit hallall.
Vizitorët ishin në gjendje të frekuentonin mbi 100 ekspozues nga e gjithë bota.
Festivali gjithashtu paraqiti një shkollë gatimi.
Gjatë festivalit kishte edhe ilahi të kënduara live nga interpretuesi i njohur Mesut Kurtis
“Festivali Halal Food do të sjellë së bashku konsumatorët dhe bizneset për të shfaqë marka të reja dhe për të rritur prestigjin dhe cilësinë e ofertave hallall tek konsumatori”, tha nder të tjera themeluesi i festivalit Imran Kausar./ferislam/

Exit mobile version