Categories
Lajme

Festohet 50-të vjetori i Xhamisë më të vjetër në New England

Qendra Islamike ka fillimet e saj një shekull e gjysmë më parë, kur shtatë familje emigrantësh që jetonin në afërsi të the Fore River Shipyard Fore u bashkuan për të ndërtuar xhaminë në këtë adresë 470 South Street.
Xhamia më e vjetër  në New England, e cila do të festojë 50-të vjetorin e saj shtunën me një ceremoni në Quincy duke vazhduar me një banket në Lombardo-s në Randolph, raportoi gazeta The Patriot Ledger.
Sikur popullsia muslimane e Amerikës që u rrit me shpejtësi, që prej hapjes në vitin 1964, kështu u rritë edhe madhësia e Qendrës Islamike.
Sipas raportit të Patrick Ronan, xhamia filloi me shtatë familje themeluese dhe u zgjerua në më shumë se 1.000 familje anëtare nga e gjithë ana e  South Shore dhe Greater Boston. Anëtarët origjinal u përshëndetën nga një shtet – Libani  – ndërsa asambleja e sotme përfaqëson 36 kombe të ndryshme.
Dhe çfarë filloi me një ndërtesë të ulët me vlerë $ 50.000 në Quincy Point, tani kanë lulëzuar dy xhami, një në Quincy dhe një në Sharonit. Të dy xhamitë kanë nga një shkollë dhe janë në prag të projekteve të mëdha të zgjerimit.
Zjarri në Arson në vitin 1990 dhe në vitin 2003 shkaktoi dëme të mëdha në xhaminë e  Quincy-t, por sfida më e madhe erdhi pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.
Qendra Islamike ka fillimin e saj një shekull e gjysmë më parë, kur shtatë familje emigrantësh që jetonin në afërsi të the Fore River Shipyard Fore u bashkuan për të ndërtuar xhaminë në këtë adresë 470 South Street. Shtatë familje themeluese ishin: Abraham, Allie, Amin, Derbeses, El-Dib, Hassan and Omar.
Qendra Islamike është duke u përpjekur për të mbledhur para për zgjerimin e Xhamisë në Quincy që do të kushtoi $ 1.500.000, gjithashtu, plus një zgjerim tjetër, të Xhamisë në Sharon, që do të kushtoi $ 6.000.000, janë këto projekte që do të përfshijnë salla të mëdha për namaz, më shumë klasë për mësim dhe përmirësime të tjera.
 
World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
 

Exit mobile version