Categories
Fetva

Fetva e Jusuf El-Kardavit: Është vaxhib-obligim të mbështet kryetari legjitim i Egjiptit Muhammed Mursi

Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, dr.Jusuf el-Kardavi, dha një Fetva përkitazi me ngjarjet në Egjipt.
Dr.Jusuf el-Kardavi pohon se është obligim të mbështetet Muhamed Mursi, pasi është kryetar i zgjedhur në mënyrë legjitime dhe me vota të popullit. Shejh Jusuf el-Kardavi i bëri thirrje Abdul Fetah es-Sisit, ushtarakut i cili e bëri gushtin e shtetit ndaj kryetarit të zgjedhur në mënyrë legjitime, që të tërhiqet nga kjo punë, e bashkë me të edhe ata që e mbështesin.
Në Fetvanë e tij, Shejh Jusuf el-Kardavi thekson:”Nga aspekti i Sheriatit, Sheriati islam, të cilin e duan banorët e Egjiptit si autoritet dhe referencë të tyre, ia obligon çdo njërit i cili e beson këtë sheriat dhe i referohet atij, që t’i nënshtrohet kryetarit të zgjedhur në mënyrë legjitime, t’i zbatojë urdhërat e tij dhe t’u përgjigjet direktivave të tij, në të gjitha çështjet e jetës…”.
prej arabishtes:Bashkim Aliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version