Federata botërore e futbollit më 10 janar do t’i japë leje kombëtares së Kosovës në futboll për të luajtur ndeshje miqësore me simbole të FIFA-s. Mysafir i parë në Prishtinë, siç është paralajmëruar, do të jetë kombëtarja e Kroacisë.Të gjitha vendimet për këtë çështje do t’i prezantohen publikut pas mbledhjes së 10 janarit në Zürich, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e dy federatave (asaj të Kosovës dhe të Serbisë dhe ku do të shqyrtohet edhe kërkesa për dhënien e dritës jeshile për pjesën veriore të Qipros (turke). “Deshëm apo s’deshëm ne të pranojmë, gjërat po shkojnë në atë drejtim”, tha për gazetën Blic të Beogradit Dushan Maraviq, anëtar shumëvjeçar i komisionit të FIFA-s dhe UEFA-s. “Pasi ta marrin lejen, kosovarët do të luajnë me flamurin e FIFA-s, pa simbole të veta. Por, kështu shkon kjo gjë, me rrugë politike. Do të vijë koha kur Kosova do të pranohet në Kombet e Bashkuara dhe atëherë do të mund të luajë pa kurrfarë kushtëzimesh. Sipas Maraviqit, në UEFA nuk mund të pranohet si anëtar i barabartë nëse ai shtet nuk është anëtar i OKB-së. Por, si duket tashti pashmangshëm është duke u shkuar në atë drejtim. Pavarësisht se çka thonë politikanët serb, ata (kosovarët) do të luajnë futboll”, përfundoi Maraviq.
Presioni nga shqiptarët gjithnjë e më i madh
Mediat serbe në asnjë moment nuk harojnë të theksojnë se presioni nga pala shqiptare ndaj FIFA-së dhe UEFA-së, sap o shkon dhe rritet. Këta shkruajnë se të hënë në ndeshjen Chelsea – Arsenal në Premier ligë u shpalos një parullë me mbishkrimin “Pranoni Kosovën në FIFA dhe UEFA”. Se sa maqineria shqiptare është e inkuadruar në këët fushatë, në rrjetin social facebook është hapur një faqe e cila përkrah pranimin e Kosovës dhe FIFA dhe UEFA. Për momentin kjo faqe ka afro 40.000 anëtar, ndërsa shqiptarët nga Anglia dhe diaspora kanë paralajmëruar se në shum ndeshje në kontinentin e vjetër do të shpalosin parulla në përkrahje të Kosovës.
Categories