Delegacioni i Asociacionit Botëror të Futbollit (FIFA) ka mbërritur në Rripin e Gazës pasi autoritetet izraelite i mbajtën të bllokuar për orë të tëra, njofton Agjencia Anadollu.
“Delegacioni i FIFA-s hyri në Gaza përmes pikëkalimit Erez, pavarësisht ndalesës tre orëshe nga autoritetet izraelite”, tha , zëvendës President i Federatës së Futbollit Palestinez, Ibrahim Ebu Selim.
Delegacioni, i kryesuar nga menaxheri i lartë për Azinë, David Borja, udhëtuan në Rripin e Gazës për të inspektuar stadiumet, rindërtimi i së cilave ndihmohet nga FIFA. një nga ndihmat e ofruara nga FIFA është vendosja e barit të ri, që kushton miliona dollarë.
Gjatë ofensivës së fundit të Izraelit në Gaza janë shkatërruar të paktën 30 objekte sportive. Autoritetet Palestineze theksojnë se dëmi material i shkaktuar arrin vlerën prej tre milionë dollarë. Nga 2160 civilët e vrarë në Gaza, 32 prej tyre ishin sportistë, raporton Qeveria Palestineze. /aa/
EDITOR
10 years ago
previous article
OJQ Kisha Protestante , shteti paralel në Kosovë /Foto/
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago