Forumi Rinor Islam – dega në Prilep filloi me realizimin e projektit të radhës të platformës “Mozaiku Rinor”.
Këtë fundjavë filloi projekti “Eureka” i cili realizohet për herë të dytë në këtë degë dhe ka për qëllim formimin e një gjenerate profesionale, aftësimin në drejtime të ndryshme dhe zhvillimin e personaliteteve të ndritura.
Pjesëmarrës në këtë projekt janë nxënësit më të dalluar të klasave të VIII të shkollës fillore “Ismail Qemali” – Cërnilishtë.
Temë e kësaj jave ishte “Vlera dhe aktivitet e Forumit Rinor Islam” e prezantuar nga kryetari i degës së FRI në Prilep, Veton Ibrahimi. U fol për rëndësinë dhe vlerat e FRI-së, gjithashtu nxënësit patën mundësi të diskutonin mbi formimin e grupeve apo punën në grupe ku me anë të disa lojërave atraktive e kuptuan funksionimin e punës në grupe.
Prilep, 20 tetor 2022