Projekti i dytë në kuadër të Akademisë Rinore “Mendimi”, të cilën e organizon Forumi Rinor Islam është projekti “Motivi” i cili filloi sot në Shkup.
Ky projekt nisi me temën “Të jesh pozitiv”, temë kjo e ligjëruar nga psikologe Edina Mici Ademi.
Takimi u zhvillua në mënyrë interaktive me ushtrime dhe lojëra të ndryshme, përmes të cilave pjesëmarrëset mësonin si të njohin më mirë veten, për vetbesimin, si të jenë më pozitive etj.