Më 22 shkurt 2014, në Kumanovë filloi projekti “Talentium” nën organizimin e Forimit Rinor Islam – dega Kumanovë. Pjesë të projektit janë nxënësit e shkollave të mesme konkretisht nxënësit e vitit të tret dhe të katër. Projekti është paraparë të zhvillohet tre muaj dhe ka për qëllim nxitjen e të rinjëve për pjesmarrje aktive në jetën publike.
Nëpërmjet trajnimeve, ligjëratave dhe garave projekti synon: ngritjen dhe vetëbesimin tek të rinjtë për të shfaqur shkatësitë dhe talentin e tyre, motivimin e të rinjëve për të qenë bartës të proceseve të ndryshme në shoqërinë tonë, si dhe ngritjen e moralit dhe vetëbesimit tek të rinjtë për vetiniciativë, si parakusht për realizimin e qëllimeve të tyre.
Java e pare që u mbajt 01.03.2014 në lokalet e FRI-së në Kumanovë e këtij trajnimi shtjelloi temën “Komunikimi – Njohuri të përgjithshme, rëndësia e aftësive komunikuese, si të komunikojme”, ku ligjërues ishte Deniz Memedi.
Projekti do të vazhdoj në javët në vijim me tema tjera si dhe ligjërues tjerë, vlen të përmendet se më të mirët do të shpërblehen me bursa shkollore dhe studentore.