Me fillimin e vitit të ri shkollor, bashkë me aktivitetet e reja rinore të Forumit Rinor Islam, në Shkup ka nisur edhe realizimi i projektit “Eureka”, në kuadër të projektit “Mozaikut Rinor”, i cili zhvillohet me nxënësit e klasave të nënta.
Takimi i parë u zhvillua përmes një ligjërate me temë “Zhvillimi personal dhe vetëdijësimi”, të mbajtur nga z. Afrim Demiri, kryetar i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup. Gjatë ligjëratës u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me njohjen e vetvetes, ndërtimin e personalitetit dhe rëndësinë e punës mbi veten në rrugëtimin drejt suksesit.
Pas ligjëratës, pjesëmarrësit u angazhuan në grupe punuese, ku përmes diskutimeve dhe detyrave të përbashkëta patën mundësi të bashkëpunojnë dhe të ndajnë mendimet e tyre.
Projekti “Eureka” do të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim, përmes takimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, duke synuar të kontribuojë në zhvillimin personal, social dhe shpirtëror të të rinjve.
Shkup, 3 tetor 2026
