FRI ka filluar me realizimin e Takimit Rinor Ballkanik “Rinia përballë krizave – ndërveprimi dhe zgjidhjet” në qendrën e e FRI në Shkup.
Pjesëmarrës në këtë takim janë të rinj nga gjithë rajoni edhe atë nga Republika e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Preshevës dhe Sanxhakut.
Në ditën e parë të takimit u realizuan dy ligjërata, “Pikëpamjet e islamit ndaj krizave të kohës” që e trajtoi Dr. Naser Ramadani dhe “Si i menaxhojmë problemet psikologjike përgjatë krizave”, me Dr. Musa Musai.
Takimi do të vazhdojë deri ditën e hënë, kur do të bëhet mbyllja solemne e takimit dhe do të ndahen mirënjohje.
Shkup, 9 shtator 2022