Forumi Rinor Islam ka filluar me realizimin e shkollës verore me nxënës dhe studentë nëpër qytete të ndryshme. Tema e kësaj shkolle verore ka të bëjë me jetën e të Dërguarit të fundit, Muhamedit (paqja edhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Gjatë ditës së parë janë ligjëruar këto tema: “Gjendja e botës para lindjes së Muhamedit a.s.”, “Lindja e Muhamedit a.s.” dhe tema “Stacionet e fëmijërisë së tij”.
Ligjërues të këtyre temave në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë ishin hoxhallarët: Rufat Sherifi, Fevzi Musliu, Xhabir Emini, Imer Mustafa, Shaban Tairi, Zija Ismaili, Burim Amdiu, Esma Sherifi, Mevlan Abazi, Sumeja Peza dhe Festim Kasami.
Ligjëratat dhe aktivitetet e kësaj shkolle verore do të vazhdojnë edhe në ditë në vijim, duke pasur qëllim njohjen dhe si rrjedhojë mbjelljen e dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut, Muhammedit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
25 qershor 2024