Një parti pro-kurde në Turqi thotë se kryengritësit kurdë kanë filluar tërheqjen nga vendi si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund një konflikt gati tre dekada të vjetër, që la të vrarë dhjetëra mijëra njerëz.
Një zëdhënës i Partisë Kurde për Paqe dhe Demokraci tha se luftëtarët kanë filluar tërheqjen nga Turqia juglindore në fortesat e tyre në Irakun verior.
Ai nuk dha hollësi të tjera, dhe nuk ka pasur asnjë konfirmim nga zyrtarët turq.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, ra dakord për të tërhequr luftëtarët, si pjesë e një armëpushimi të  shpallur në maj, pas disa muajsh të bisedimeve midis kreut të burgosur të PKK-së Abdullah Oçalan dhe qeverisë.
PKK besohet se i ka deri në 2 mijë luftëtarë në Turqi.
Mirëpo, luftëtarët e PKK-së me sa duket nuk kanë rënë dakord për të hedhur poshtë armët e tyre.