Categories
Lajme FRI

Filloristët e shkëlqyeshëm mund të konkurrojnë për bursa shkollimi në 'NOVA'

Të gjithë nxënësit të cilët mbarojnë shkollimin fillor, dhe për gjatë katër viteve të fundit, kanë pasur sukses të shkëlqyeshëm, dhe që janë të aftë në lëndën e matematikës dhe në gjuhën angleze, deri 21 mars mund të aplikojnë për të fituar bursa për shkollim falas në shkollën private ndërkombëtare NOVA-Shkup.
‘Shkolla ndërkombëtare NOVA bashkë me Fondacionin ndërkombëtarë Boris Trajkovski, edhe këtë vit do të ndajnë tre bursa të plota për shkollim katër vjeçar për nxënës të talentuar nga Maqedonia’ informojnë nga sektori për marrëdhënie me opinion i kësaj shkolle
Cilat janë kriteret për të fituar bursën e shkollimit në këtë shkollë?
‘Kushtet për të konkurruar përfshijnë njohje solide të gjuhës angleze dhe lëndës së matematikës, sukses të shkëlqyeshëm prej klasës së pestë deri në të tetën…Gjatë selektimit, kandidatët gjithashtu do të nënshtrohen një testimi për lëndët e lartpërmendura, gjithashtu do të jenë të obliguar të shkruajnë një ese’ ka thënë  Venera Novakovska nga NOVA.
Afati për dorëzimin e aplikacioneve zgjat prej 4 deri më 21 mars.
NOVA është shkolla e parë me akreditim ndërkombëtar në vend, ndërsa ekziston qe 16 vite.
Sot në NOVA shkollohen 500 nxënës nga të gjitha nacionalitetet e vendit./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version