UEFA edhe më tej po kërkon mundësinë se si Ligën e Evropës ta bëjë më tërheqëse edhe për skuadrat e mëdha të kontinentit të vjetër. Nga sezoni i ardhshëm mund fituesi i kësaj gare të luaj direkt në Ligën e Kampionëve. Bayern Munih u kualifikua në finalen e Kupës së Gjermanisë, ndërsa Shaqiri shënoi gol në fitoren 6:1 ndaj Volfsburgut. Sulmuesi boshnjak u bë hit në mediat evropiane, pasi në kampionatin hungarez huçi topi dhe me atë edhe golin. Pason kronika e futbollit evropian…
UEFA, vazhdon të kërkojë mundësinë më të mirë, se ti garën e dytë elitare të futbollit evropian për klube Ligën e Evropës ta bëjnë më interesante për skuadrat e mëdha. Një nga mundësi të cilat UEFA është duke i shqyrtuar është edhe “vajld kard”, për Ligën e Kampionëve e cila do të kishte funksionuar nga sezoni i ardhshëm. Në fakt skuadra e cila do të kishte triumfuar në garat e Liga Evropës, do të siguronte kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve. ” Skudrat që luajnë në Ligën e Kampionëv, kanë dobi më të madhe financiare dhe për këtë shkak duhet të gjejmë mënyrën se si edhe kjo ligë të bëhet atraktive. “Vajld kard” është njëra nga mundësitë”, ka thënë shefi i UEFA-së, Mishel Platini.
BAJERN M. SIGURON FINALEN E KUPËS SË GJERMANISË
Spektakolarë, të pamëshirshëm dhe bollëk golash në “Allianz Arena” për Bajernin e Mynihut ndaj Volfsburgut në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë të cilën e fitoi me 6:1.
Mesfushori kosovar i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri ka vazhduar me performancën e mirë në këtë sezon të garave. Në qendër të vëmendjes në këtë përballje ishte rezervisti Mario Gomez, i cili në afatin kohor prej 6 minuta arriti të shënojë “hat trik”. Pas fitimit të Bundesligës 6 javë para fundit, bavarezët kërkojnë të bëjnë “tris”. Një e kanë fituar, e dyta është afër në kupë, ndërsa më e vështira është në Ligën e Kampioneve, teksa do të ndeshen me Barcelonën.
SULMUESI HUÇ GOLIN, QESH STADIUMI
Ndonjëherë futbolli shkakton më shumë të qeshura se edhe vetë komeditë. Por ajo që ka ndodhur këtë të shtunë në Hungari i tejkalon përmasat e një komedie. Ferencvaros fitoi 4-2 përballë Siofok, por këtu nuk përbën lajmi rezultati por ajo çka bëri sulmuesi boshnjak Jusuf Dajiç. Pas një mos marrëveshje mes portierit dhe një mbrojtësi vendas sulmuesi i Siofok vetëm duhej të shtynte topin në portën e boshatisur, por nuk ndodhi kështu. Sulmuesi boshnjak Dajiç, huçi topin dhe ai shkoi mbi portën e mysafirëve. Këto pamje vetëm për pak ditë u bënë hit në mediat evropiane, pasi nga gjysmë metra largësi Dajiç, nuk e vendosi topin në rrjetën kundërshtare./ALSAT-M/
Categories