“Shumë lumturi në të ardhmen për të gjithë mbështetësit e Realit të Madridit”. Hoze Mourinjo e fillon në këtë mënyrë mesazhin e publikuar në ueb-faqen zyrtare të klubit spanjoll.
Pak fjalë lamtumire nga ana e teknikut portugez, i cili sonte mbrëma kundër Osasunës në “Bernabeu” do ulet për të fundit herë në stolin e “Galaktikëve”.
“Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe respektoj ata që më kanë kritikuar – vijon mesazhi i ‘Special One’ -. Ju uroj plot suksese e mbi të gjitha shëndet. Para Madrid!”.
Destinacioni i Mourinjos pas aventurës tre vjeçare në Spanjë do jetë rikthimi te Çelsi, ku tashmë ka arritur një marrëveshje për katër sezonet e ardhshme.